Grupimi i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, ka vazhduar me publikimet dhe kërcënimet.

Sot hakerat kanë publikuar patentat e shqiptarëve.

Konkretisht kanë nxjerrë të dhënat e lejeve të drejtimit për 58,374 qytetarëve shqiptarë, në një dokument prej 1081 faqesh.

Në to ndodhen të dhëna si emri, mbiemri, atësia, datëlindja, grupi i gjakut, numri i identifikimit, vendlindja, vendbanimi, data e lëshimit dhe e skadimit.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që “Homeland Justice” publikon të dhënat e shqiptarëve, pasi sulmi i tyre vazhdon në mënyrë të pandalshme.