Moderatoja e njohur Dojna Mema ka shkruar për Ditën e Pavarësisë, por ndryshe nga personazhet e tjerë publik, ajo kritikon patriotizmin e rremë shqiptar.

Përmes një shkrimi në faqen e saj të instagramit, Dojna, e cila karakterizohet nga fryma e kundërshtimit kur situatat janë të padrejta apo fallco, ka bërë të njëjtën gjë edhe ndaj atyre shqiptarëve që sipas saj janë “patriotë patatinash”.

Në postimin e ndarë me ndjekësit e saj Dojna shkruan se shumica e atye janë “patriotë patatinash”, pasi Shqipëria nuk mund të ketë patriotë kur ka të njëjtat probleme si 100 vjet më parë.

Madje Dojna ka cituar edhe Konicën: “O sa mirë me ken shqiptar”, duke thënë e revoltuar se disa shqiptarë, sipas saj, mund t’a kursejë atë shprehje.

“Sot është dita kur zgjohet një lloj katergorie “patriotësh” patatinash që e bëjnë qesharak patriotizmin në vetvete.

Fjalët e Konices janë shkruar në 1900-en, kështu që kursejeni “O sa mirë me ken shqiptar” e lloj-lloj teprimesh të tilla sepse nuk është mirë “me ken shqiptar” kur ke po të njëjtat probleme si 100 vjet më parë”, shkruan Dojna.