Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme pas një aksidenti automobilistik në Selanik. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tagarades të Bashkisë Thermi, rreth orës 01:00 pas mesnate, kur mjeti i drejtuar nga i riu shqiptar ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia, ambulanca dhe dy mjete zjarrfikëse. Katër efektivë të zjarrfikëses kanë nxjerrë trupin e pajetë të të riut shqiptar nga automjeti, i cili kishte ndërruar jetë për shkak të pasojave të aksidentit.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./gazetajonë