IMG_9709

Një aksident i rëndë të ndodhur në Greqi mbrëmjen e djeshme.

‘Protothema.gr’ bën me dije se ka humbur jetën 32-vjeçari me origjinë shqiptare Kosta.T, ndërsa i palgosur rëndë ka mbetur një 26-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të mërkurës, 12 shkurt, në rrugën nacionale Antirrio-Janinë, në afërsi të Evinochorit.

Automjeti në të cilin udhëtonin dy të rinjtë ka dalë nga rruga, është përplasur me një mur dhe është përmbysur. Shkaqet e aksidentit janë ende duke u hetuar. Dy të rinjtë u dërguan fillimisht në Spitalin e Messolongut ku u shpall i vdekur 32-vjeçari Kostas.T.

Ndërsa 26-vjeçari është intubuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Kosta.T ishte me origjinë shqiptare dhe jetonte në Agrinio. Ai ishte martuar me motrën e 26-vjeçarit të plagosur shtatorin e kaluar.