Efektivja e policisë së Elbasanit, Anisa Kostani është përfshirë në një aksident mbrëmjen e djeshme.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në afërsi të Kopshtit Botanik rreth mesnatës.
Kostani ishte pasagjere në një makinë që drejtohej nga R.Duka, i cili ishte pa patentë.
Ata u përplasën fillimisht me një tjetër automjet, e më pas me trafikndarësen. Si Kostani ashtu dhe Duka u dërguan në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se Kostani, e cila ishte pasagjere në mjetin që u përfshi në aksident, pësoi lëndime në trup, ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr mjekim të specializuar. Mësohet se 27-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është e vetëdijshme, por ka fraktura në trup. Po ashtu raportohet se policja ka nevojë për gjak.
Kujtojmë se drejtuesi i mjetit ku udhëtonte Kostani, River Durra, u ndalua nga policia, pasi rezultoi se lëvizte pa leje drejtimi.