Një sasi lëndë plasëse është hedhur në oborrin e zyrave të OSHEE-së në fshatin Bushat, Vau i Dejës, rreth orës 01:40.
Policia thotë se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të OSHEE, të parkuara në oborr.
Siç shihet nga pamjet, një nga makinat e OSHEE-së e cila është parkuar në oborr hidhet në erë.
Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.