Aktivisti Zirkon Disha, ka komentuar reagimin e armatës së njerëzve të paguar nga Irfan Hysenbelliu, se po prishen ndërtimet pa leje në Prestige resort, për shkak të politikës redaksionale.
Disha ka hedhur poshtë versionin e politikës redaksionale, duke dhënë shembuj dhe duke marrë si provë vetë foton që është hedhur nga “grupi” i Hysenbelliut, i cili është I shoqëruar nga rilindasit me në krye kryeministrin Edi Rama.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai ka shtruar disa pyetje, rreth kësaj çështjeje.
“A mund të themi që Neës24 ka qenë “media e lirë” kur kryetari i grupit parlamentar jetonte 2 muaj në vit në hotelin e Resortit Prestige që ka të njëjtin pronar me atë të Neës24.
A mund të themi që grupi mediatik BalkanËeb ka qene media e lirë, kur pronari i kësaj media ndërtonte ne 2017-ën pishinat dhe hidhte beton në det që sot qeverisë i rezultojnë të paligjshme dhe pa leje, ndërkohë që po në këto vite arrestoheshin me qindra hallexhinj për ndërhyrje jetike në banesat e tyre.
A mund të themi që grupi mediatik BalkanËeb me Neës24, Panorama dhe portali Balkanëeb kanë qenë media të pavarura në shërbim te informimit, kur panoramës së mësipërme i bashkangjitet foto e mëposhtme”, shkruan Disha.