Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, është treguar kritik ndaj shtetit tonë, duke thënë se pushtetarët janë vetëm për t’i bërë keq vendit.Ai tha me ironi mbrëmjen e sotme në “Why not” se në vendin tonë gjatë këtij muaji emrat më të përmendur kanë qenë, Bora Zemani dhe Nuredin Dumani.

 

“Shtetarët tanë i kemi vetëm për të ia futur vendit vet. Këta janë të fortë dhe kanë aq lekë sa nuk duhet të guxojmë t’i prekim. Futet Nuredin Dumani, të zhduket shtëpia. Të hiqnin qafe me pagesë, kishin hap dyqan te Pazari i ri. Shqipëria dy emra ka pasur një muaj rrjesht,
Bora Zemani dhe Nuredin Dumani.”- tha aktori.

 

Ndërkohë dy të ftuarit e radhës ishin aktorët e filmit “Dashur dhe Turbulenca” Sara Kolami dhe Amos Zaharia. Ky i fundit është shprehur se ka ikur koha e tabuve nëpër transmetime, ndërsa ka shtuar se nëpër rrethet e Tiranës ekziston akoma.

Amos Zaharia: I ka ikur koha tabuve në Shqipëri, të paktën jo në transmetime, videoklipe. Ka ndryshuar mentaliteti në Tiranë, sepse në rrethe mentaliteti është i prapambetur. Ne për të thyer tabunë, mbase kemi shkuar edhe drejt një lloj vulgariteti për të treguar se nuk kemi më komplekse.

Sara Kolami: Njerëzit kanë dedikuar jetën te pjesa e instagramit, njerëzit po mundohen të shfaqen ato që nuk janë dhe i shtyjnë të bëjnë gjëra që vërtetë nuk duan. Kanë humbur ekuilibrat e jetës.