Moderatorja e njohur shqiptare, Bora Zemani është njëra ndër personazhet më të përfolura muajve të fundit.

E gjitha kjo për marrëdhënien e krijuar me aktorin e njohur shqiptar, Donald Veshaj.

Takimi romantik që ata patën brenda shtëpisë së “BBV”, bëri që e gjithë vëmendja të kthehet nga ata.

Kjo vëmendje morri përmasa edhe më të mëdha, pasi Donaldi krijoi lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj, në “BBV”, kështu duke krijuar trekëndëshin e famshëm.

Kështu u konsiderua si “tradhëti” e Donaldit ndaj Borës.

Lidhja e Donaldit dhe Trixës, nuk arriti t’i mbijetojë jetës jashtë shtëpisë së “BBV”, kjo gjë bëri që fansat e Donaldit dhe Borës, filluan të shpresonin për një ribashkim.

Prej javësh në rrjetet sociale të dy marrin me mijëra komente nga njerëzit që të rikthehen bashkë.

Për më tepër, Donaldi fshiu gjitha videot që kishte me Beatrix nga Instagrami pas ndarjes dhe la vetëm atë ku puth Borën dhe tjetër kur i hodhi një varse nga muri i shtëpisë për tre vjetorin e lidhjes së tyre.

Gjatë gjithë kësaj kohe Donaldi ka qëndruar në heshtje duke mos folur as për ndarjen me Beatrix as për mundësitë e një rikthimi me Borën.

E teksa fansat shpresojnë kjo e fundit duket se ua ka “thyer ëndrrat”.

Një video e postuar nga moderatorja në TikTok po interpretohet si një mesazh që rikthimi i tyre është i pamundur të ndodhë.

Përmes një zëri fëmije ajo jep një mesazh se është për Donaldin.

“Imagjino të më vijë ai kështu dhe unë ta shty t’i them jo s’dua”, thotë Bora në video ku tregon një unazë dhe e ka fjalën për propozim, të cilin thotë se do ta refuzonte.

E kjo video po konsiderohet si një “diss” ndaj tij.