Gjatë puntatës së djeshme të “Për’puthen” është transmetuar një takim mjaft intime mes dy konkurrentëve, Iriada Shahllarin dhe Bledi Beqirin.

Këta të dy ishim shumë të afërt në këtë takim, duke sjellë reagime të shumta në studio.

Të ulur përballë një pishine ata konsumuan verë dhe bënë disa batuta porovokuese.

“Do të doja të rrija këtu gjithë natën”, u shpreh Ada gjatë bisedës. Nga ana tjetër Bledi pasi i dhuroi një puthje në kokë i iu drejtua kameramanëve: “Fikini kamerat”.

Takimi i diskutua shumë edhe në studio ku Bledi u pyet për një koment që ka bërë ku është shprehur se ka “fantazi seksuale për vajzat në studio”.

Biseda:

Bora: The se ke imagjinuar këtu për vajza të programit që ka kaluar limitet imagjinata…

Bledi: Edhe mund të kem imagjinuar.

Bora: E the “mund” për tu ruajtur këtu në studio? Për kë e the?

Bledi: Po se mbaj mend.

Arjon Muça: Ti mund të thuash edhe për të gjitha.

Bledi: S’kam turp as asgjë, të gjitha i kanë ata që ti kesh në imagjinatë, janë të kompletuara. Por që ta specifikoj njërën nuk e them.

Bora: Mos është ndonjë vajzë që nuk flet për momentin?

Bledi: Nuk po flas asgjë.

Ndër të tjera, ka ndodhur edhe një përplasje mes Efit edhe Adës pas takimit të kësaj të fundit me Bledin. Gjatë debatit Ada i tha asaj se ndien rivalitet ndaj saj, për këtë arsye reagon gjatë takimeve duke bërë mimika.