Të shumtë kanë qenë ata që kanë reaguar në lidhje me ngjarjen e të resë nga Librazhdi e cila u kap nga vjehrrit e saj në shtratin martesor me të dashurin.
Aktivistja Zana Avdiu ka dhënë një mesazh për të renë. Ajo i ka bërë thirrje asaj të bëhet aktiviste dhe të çlirojë vajzat e tjera që kanë të njëjtën jetë si ajo. Avdiu është shprehur se e reja s’ka bërë asgjë të keqe.
“Më vjen keq që po merret përmend dhe po përmendet që vajza mund të largohet nga Shqipëria. Jo vajza nuk duhet të largohet nga shteti.
Vajza duhet të jetë edhe më e fortë se ka qenë, sepse ajo s’ka bërë asgjë të keqe.
Ajo ka vendosur për veten e saj, dhe unë e ftoj nga kjo studio të jetë një aktiviste e denjë që të çlirojë edhe vajzat e tjera.
Mos u dorëzo para presionit të shoqërisë, para moralistëve.
Vazhdo e lirë dhe çliroi të gjitha vajzat dhe gratë që e kanë jetën si tënden”, deklaroi aktivistja ndër të tjera.