Aktorët e Teatrit Kombëtar ditën e djeshme e kanë bërë publike shqetësimin e tyre duke i dërguar një letër kryeministrit, Edi Rama dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti për të rishikuar pagat e tyre. Këtë herë shkak për kërkesën e tyre është bërë rritja e pagave të artistëve të TKOBM me vendim të Këshillit të Ministrave.

Në letrën e tyre, aktorët e Teatrit shprehen se u vjen mirë për kolegët e TKOB, por do të donin të mos diferencoheshin. Në kërkesën e sotme, kanë firmosur artistë si Ndriçim Xhepa, Arben Dërhemi, Anila Bisha, Naun Shundi, Eriona Kakeli, Elia Zaharia, Lulzim Zeqja, Laert Vasili, Niada Saliasi dhe shumë të tjerë.

Për këtë ka reaguar edhe Monika Lubonja. Aktorja kohët e fundit duket se e ka fokusin më shumë te televiozioni se te Teatri, është shprehur nëpërmjet një InstaStory se mbështet kolegët e saj të cilët kërkojnë rritje rroge.