
Aktori Steve Burton dhe gruaja e tij shtatzënë Sheree Burton janë ndarë pas 23 vitesh martesë. People shkruan se ish-ylli i serialit General Hospital zbuloi në Instagram Story të mërkurën se ai dhe profesionistja e fitnesit, 47 vjeç, nuk janë më bashkë, pasi sipas tij kjo e fundit e ka tradhëtuar dhe se po pret një fëmijë që nuk është i tij.