Enkelejd Alibeaj foli pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së këtë të enjte, duke zbuluar çfarë u diskutua në takim.

Mes të tjerash, ai tha se u fol edhe për presidentin e ri, duke theksuar se deputetët dolën me dy përfundime, të marrim pjesë dhe të mos përdoremi.

“Kjo ishte mbledhje në të cilën u diskutua për agjendën parlamentare, për komisionet parlamentare për veprimtarinë opozitrare, me ngritjen e disa komisioneve të posaçme si ai i energjisë, si dhe për çështjen e presidentit të republikës. Dua të falenderoj të gjithë deputetët për të përballur këtë proces të rëndësishëm, i cili teston edhe qasjen e vetë PD-së. Ishte një mbledhje ku secili deputet dhe opinionin e tij ku pati konsensus. Me sugjerimin e tyre lamë që në aspektin organizativ do të kemi një mbledhje tjetër ditën e hënë. Ne do të ofrojmë kriteret që sipas së cilave duhet të jenë vlerat politike morale, njerëzore, të atij që duhet të jetë qytetari i parë i vendit. Vura re që deputetët ndanë me qartësinë më të madhe 2 qasje, të marrim pjesë në proces, por të mos përdoremi. Marrja pres në proces është detyrim ndaj zgjedhësve tanë”, tha Alibeaj.