Gjatë prezantimit të zhvillimeve për platformën e bashkimit të partisë, Enkelejd Alibeaj foli edhe në lidhje me propozimet e disa deputetëve për shtesa në të. Ai tha se këto propozime shtesë nuk janë pranuar pasi shumcia e deputetëve të PD-së nuk ishin dakord me to.

Alibeaj foli në lidhje me propozimet e Ferdinand Xhaferajt dhe Agron Gjekmarkajt për të ndaluar rikandidimin e Berishës dhe Bashës për drejtimin e partisë. Kjo kërkesë sipas tij nuk u pranua nga shumica e deputetëve.

Po ashtu nuk është pranuar edhe shtesa e propozuar nga Alfred Rushaj dhe Fatjon Veizaj për caktimin e disa kritereve shtesë për procedurat e zgjedhjes së kryetarit të PD-së.

Alibeaj tha po ashtu se kishte edhe kërkesa që të ndalohej pjesëmarrja e Berishës në Grupin Parlamentar të PD-së, e cila po ashtu nuk u pranua.