Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nga gjobitur pesë subjekte gjatë ditëve të fundit, të cilët kanë shkelur në mënyrë të drejtpërdrejtë kushtet higjenosanitare të ruajtjes dhe prodhimit të ushqimeve që konsumohen çdo ditë nga qytetarët.
Në një njoftim për shtyp AKU njofton se gjatë kontrolleve të ushtruara, trupat inspektuese kanë konstatuar në pesë subjekte shkelje të kërkesave ligjore, si tregtim të ushqimit të pasigurt, mungesë të kushteve higjieno-sanitare, mungesë të kondraetiketës në gjuhën shqipe dhe mosrealizim të detyrava të lëna.
‘Për shkeljet e konstatuara trupat inspektuese të AKU-së, vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 730’000 lekëve, si dhe u krye asgjësimi i 23,9 ton të produkteve të ndryshme ushqimore me kërkesë të vetë subjekteve.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rigorozisht me kontrollet në të gjithë vendin në garantim të sigurisë së ushqimore dhe mbrotjes së shëndetit të konsumatorëve”, njofton AKU.
Njoftimi i plotë
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në vijim të monitorimeve dhe inspektimeve në qarkun e Tiranës, kanë ushtruar 157 kontrolle gjatë javës së parë të muajit prill, në subjekte me aktivitete prodhuese e përpunuese, në restorante, fast-food-e, markete, supermarkete etj.
Gjatë kontrolleve të ushtruara, trupat inspektuese kanë konstatuar në pesë subjekte shkelje të kërkesave ligjore, si tregtim të ushqimit të pasigurt, mungesë të kushteve higjieno-sanitare, mungesë të kondraetiketës në gjuhën shqipe dhe mosrealizim të detyrava të lëna.
Për shkeljet e konstatuara trupat inspektuese të AKU-së, vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 730’000 lekëve, si dhe u krye asgjësimi i 23,9 ton të produkteve të ndryshme ushqimore me kërkesë të vetë subjekteve.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rigorozisht me kontrollet në të gjithë vendin në garantim të sigurisë së ushqimore dhe mbrotjes së shëndetit të konsumatorëve. /Gazeta Jonë