Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe ish komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi janë akuzuar në SPAK për “vrasjes në rrethana cilësuese” si dhe për “shpërdorim të detyrës”.
Nëse ata shpallen fajtorë pas hetimeve të SPAK ata mund të marrin dënime shumë të mëdha duke filluar nga 25 vite burg dhe deri në burgim të përjetshëm.
Sipas nenit 79 i Kodit Penal për veprat penale që akuzohen dënimi është nga 25 vite burg deri në burgim të përjetshëm.
Në rastin e Berishës, Bashës dhe Prendit ata do të dënoheshin sipas pikës ‘dh’ të nenit i cili trajton vrasje kundër dy ose më shumë personave.
Neni 79/ Vrasja në rrethana të tjera cilësuese
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar shkronja “c” me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shtuar nenet 79/a, 79/b, 79/c me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013; shfuqizuar shkronja “c” me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Vrasja me dashje e kryer:
a) ndaj të miturit;
b) ndaj personit me mangësi fizike ose psikike, të sëmurë rëndë ose shtatzënë, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura;
c) shfuqizuar;
ç) ndaj kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit ose palëve të tjera ndërgjyqëse;
d) më shumë se një herë;
dh) kundër dy ose më shumë personave;
e) në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës;
ë) në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave,
dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.