Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest shtëpie sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë të Financave Arlind Gjokutajn, drejtorin juridik Fatmir Hoxha dhe përmbaruesin privat Alban Ruli.
Arta Marku, prokurorja e çështjes në ngarkim të të pandehurve Arlind Gjokutaj, Fatmir Hoxha e Alban Ruli kërkoi në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm arrest shtëpie ndaj tyre.
Një kallëzim i një banke të nivelit të dytë drejtuar Prokurorisë së Tiranës për një kredi të pashlyer zbuloi skandalin se si Ilir Thana u shpërblye dy herë për një pronë të blerë në vitin 1992 e cila iu kthye ish pronarit tre vite më vonë.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë se Financave, Arlind Gjokutaj, drejtori i shërbimeve mbështetëse dhe një përmbarues privat me anë të shpërdorimit të detyrës lejuan kalimin e parave në llogari të Thanës duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 1.2 milion eurosh.