Olta Gixhari një ndër banoret aktive në shtëpinë e BBVA, është zgjuar e mërzitur aq sa ka shpërthyer në lot.

Aktorja u shpreh se ishte e mbushur nga spektakli i mbrëmshëm, për ato çfarë i tha Arbana dhe Zhaklin Lekatari, aq sa mendoi edhe largimin nga shtëpia.

Ajo u kritikua për akuzat ndaj Luizit, duke e konsideruar si përdorues kokaine, shantazhin ndaj Efit dhe Kiarës se do ju nxjerrë gjërat që di nga jeta e tyre e mëparshme, apo edhe për manipulimet me rastet kur sipas saj, ajo ishte shtyrë nga Efi.

Gjithsesi, Olta i ka konsideruar si të tepërta kritikat ndaj saj dhe se kjo gjë bëhet sepse duan të lartësojnë Efin.

Duket se Olta ka qenë aq shumë e irrituar sa në një moment, teksa ka qenë duke qarë, ajo ka përdorur dhe fjalor +18.

Ky moment është regjistruatr nga publiku dhe video po qarkullon në rrjetet sociale.