Shumica e djemve nuk duan të mendojnë për dhimbjen që iu shkaktohet në penis, dhimbje kjo që nuk duhet injoruar.

Shpesh dhimbja e tillë mund të trajtohet në shtëpi, por ka raste që janë paksa më serioze dhe duhet të trajtohen nga një mjek.

Nga infeksioni seksualisht i transmetueshëm, e deri tek kanceri, më poshtë gjeni disa arsye pse penisi juaj mund të ketë dhimbje.

Balaniti

Balaniti është dhimbja, skuqja dhe ënjtja e majës së penisit dhe lafshës.

Gjithashtu mund të shkaktojë zbardhje, gunga dhe shenja, që shpesh shkaktohet nga një reaksion alergjik ose acarim.

Mjeku juaj mund të përshkruajë krem antibakteriale ose anti-fungale për të lehtësuar gjendjen shëndetësore.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Infeksionet e transmetuara seksualisht, përfshirë gonorrenë dhe klamidinë, mund të shkaktojnë shqetësime gjatë seksit.

Të paktën gjysma e të gjithë njerëzve me gjendjen e klamidisë nuk vërejnë aspak simptoma.

Por, simptomat më të zakonshme përfshijnë dhimbjen gjatë urinimin, shkarkimin e pazakontë, djegien gjatë urinimit dhe dhimbjen në testis.

Ndërkaq, tek gonorrea simptomat zakonisht zhvillohen brenda dy javëve të infektimit,

Simptomat mund të përfshijnë shkarkimin e pazakontë, dhimbjen gjatë urinimit, inflamacionin e lafshës dhe në disa raste, butësi në testikuj.

Kanceri penil

Kanceri penil është një lloj i rrallë i kancerit që ndodh në lëkurë ose brenda penisit.

Shenjat e këtij lloji të kancerit përfshijnë një rritje ose plagë në penis që nuk shërohet brenda katër javëve, gjakderdhje nga penisi ose nën lafshë.