Reperi Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti, është një personazh i njohur në rrjetet sociale, por pas ngjarjes me Noizyn ai u bë dhe kryefjala e medieve.
Së fundmi, ai ndodhet në qeli, por në rrjet u publikua kënga e tij e re “Paridi”, të cilën e dëgjon ngado, madje edhe personazhe publike bëjnë video me atë muzikë në sfond.
Pas kësaj kënge është fiksuar dhe komediani Albano Bogdo dhe këtë gjë e ka deklaruar vetë ai përmes një bashkëbisedimi live me ndjekësit në rrjetet sociale.
Bogdo është shprehur se e ka dëgjuar 5 herë rresht këngën Paridi, pasi i janë fiksuar vargjet
“Ti mund të jesh milioner, por prap ngelesh një copë injoranti, absolutisht s’kam inat është thjesht çështje fati”.
“Këtë këngën “Paridi” e kam dëgjuar nja 5 herë sot se u fiksova me një shprehje, unë Cllevion nuk e njoh vetëm një herë e kam takuar rastësisht, edhe Noizyn vetëm një herë e kam takuar. Nuk jam tifoz me asnjë. Por, kishte një shprehje tek kënga që mu fiksua shumë: Ti mund të jesh milioner, por prap ngelesh një copë injoranti, absolutisht s’kam inat është thjesht çështje fati’.Më ngjiti si shprehje, se unë mund të kem takuar mbi 2 mijë veta në jetën time në Shqipëri, që janë ndjerë t’ja u them këtë gjë, disave ja u kam thënë, disa të tjerëve s’ja u thua dot. Ishte shumë e bukur. Je milioner, por ngelesh një copë injoranti dhe s’është se kam inat se ke miliona ti, por është thjesht çështje fati. Nuk është se je më i aftë apo më i mençur se të tjerët” shprehet Albano Bogdo.