Aktori Albano Bogdo, iu ka bërë një ftesë publike të gjitha femrave që e ndjekin në rrjetet sociale, për ta shoqëruar gjatë fundjavës në bregdet. Albano ka publikuar një video në profilin e tij në TikTok, ku shihet në një vend në breg të detit. Vëmendjen e mori “oferta” e tij për vajzat. Albano shkruan se ato mund ta shoqërojnë, por duhet të paguajnë para sipas tij për kënaqësinë e të ndenjurit me të.

“Kush të dojë gocë, kuptohet, unë këtu jam gjithë fundjavën. Të gjitha të paguara, përveç 700€ që do paguajë për kënaqësinë e të ndenjurit me mua,” ka shkruar Albano.

Ndjekësit e tij kanë reaguar me anë të komenteve, ku disa qeshin me statusin e tij, ndërsa të tjerë kanë komentuar look-un e ri të aktorit. Albano ka bërë një ndryshim të madh në pamje, pasi ka prerë flokët e tij kaçurrela, duke u shfaqur tullac në publik.

Albano 6 muaj pasi i propozoi për martesë partneres së tij, teksa i dha fund romancës së bukur.