Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Albi Dhima ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit një Instagram, ku një prej tyre e ka pyetur se cila është femra më e bukur shqiptare.

“Bora Zemani”, është përgjigjur Albi pa hezituar aspak.

Kujtojmë se Albi gjithmonë ka thënë fjalët më të mira për moderatoren. Kur u largua nga emisioni ai e quajti “mrekullia e 8”.

“Nëse të gjithë kanë parë 7 Mrekulli të botës unë kam parë të 8-ën. Bora Zemani, faleminderit për këto 6 muaj që më ke duruar aty”, u shpreh ai.