Në rubrikën “Trotuar” sot në “E diell”, u diskutua rreth tendencës së vajzave për të patur vithe të mëdha. Gjatë bisedës ndërhyri edhe Alesia Bami, e cila është komentuar shpesh për format e saj bombastike. Alesia u shpreh se e indinjuar ndaj komenteve që e paragjykojnë duke u shprehur se trupin ia ka falur Zoti dhe ajo nuk del në ekran për tu bërë model për vajzat e tjera.
“Unë nuk i vë ato kilet jo për Kim Kardashian, por për asnjë në botë. Mua mi ka falur Zoti dhe nuk kam çfarë të bëj, të gjykojnë njerëzit apo të mos gjykojnë. Gjëja më e shëmtuar është kur dëgjon njerëz që të komentojnë në bazë të formave trupore dhe thonë s’ke tru në kokë. Jo mo jo se një femër trutë në kokë nuk ia vendos as vithet, as gjoksi. Unë nuk e ndryshoj dot veten time dhe të dal në ekran t’i them vajzave mos u bëni kështu si jam unë. Unë këto kile nuk kam pse t’i humb për të mos dhënë këtë model. Vajzat janë aq të zgjuara”, u shpreh Alesia.