Gjatë moderimit të emisonit “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, prezantuesja Alketa Vejsiu ka treguar një ndër momentet më të trishta të jetës së saj si dhe ka dhënë një mesazh mjaft motivues për të gjithë publikun.

Alketa Vejsiu ka treguar gëzimin që ka ndjerë kur prindërit i kanë bërë dhuratë një palë atlete kineze. Vejsiu tregon pas larjes, këto atlete u vendosën nga nëna dhe babai i saj në një sobë me dru për t’u tharë dhe gabimisht i harruan atje. Moderatorja rrëfen se atletet që ishin puna e një viti, u dogjën. Më pas Alketa Vejsiu shton se kjo ka qenë një ndër momentet më të trishta të jetës së saj, por pastaj ka kuptuar që edhe të mos kesh atletet mund t’i bësh gjërat që do duke dhënë kështu një mesazh mjaft motivues dhe domethënës për të gjithë.

Alketa Vejsiu: Çfarë të ka mërzitur në jetë?

Estja: Jo, nuk më ka mërzitur gjë.

Alketa Vejsiu: S’të ka munguar asnjëherë asgjë, i ke pasur të gjitha?

Alketa Vejsiu: Unë kur kam qenë e vogël njëherë, ngaqë prindërit e mi nuk kishin mundësi edhe kishin mbledhur lekët dhe më blenë një palë atlete kineze inkeliti, të cilat i vesha ditën e parë shumë e lumtur dhe i futa në llucë dhe i bëra copë-copë. Mami dhe babi m’i lanë dhe m’i vendosën në sobë me dru atje që të thaheshin dhe i harruan atje. Atletet që ishin mbledhja e gjithë parave të një viti pune u dogjën dhe unë të nesërmen në mëngjes nuk kisha më atlete. E kujtoj këtë si një ndër momentet më të trishta të jetës time. Më pas kuptova që edhe të jesh një Luli i vockël që ta kesh të çarë atë çizmen dhe të mos kesh atlete, edhe këmbëzbathur kur do t’i bësh gjërat, mund t’i bësh dhe ta gëzosh jetën.