Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar se ka deklaruar se gjatë 2023 kanë marrë më shumë kallëzime se disa vite sëbashku. Madje, në një takim me ekspertë të çështjeve ligjore, medias dhe ato të sigurisë, ai tha se SPAK është i vëmendshëm edhe ndaj raportimeve në media.
“Ka një rënie prej 40 për qind të kallëzimeve nga institucionet. Tatimet zero kallëzime, doganat zero. A ka apo jo korrupsion aty. Vetëm KLSH herë pas here depoziton kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, patjetër Policia e Shtetit që po…, por detyra e çdo institucioni është të luftojë korrupsionin.
Gjatë 2023 kemi regjistruar kallëzime sa për tre vite se bashku, duke qenë të vëmendshëm ndaj raportimeve ne media, kryejmë verifikimet tona dhe nga denoncimet që bëjnë politikanë të ndryshëm në media kemi regjistruar rreth 67 procedime dhe ju përkasin korrupsionit, abuzimit me prokurorimet.
Për të qenë të ndërgjegjshëm duhet të bëjmë të gjithë, por ne nuk jemi shkopi magjik që të kontrollojmë çdo gjë. Çdo institucion ka bilbilfryrës, audite, mekanizma dhe nuk referojnë”, ka deklaruar ai.
SPAK është e vetmja shpresë që Shqipëria të bëhet dhe prandaj disa media të pavarura, përfshi edhe Gazeta Jonë, vijojnë raportimet që kanë të bëjnë me korrupsionin.
Sjellim në vëmendjen tonë investigimet e bëra mbi zhvatjen e ish-depos së minave në Porto Romano nga oligarkët Shefqet Kastrati dhe Frident Kuqi; raportimet mbi abuzimet me ndërtimet në Sarandë, të cilat kulmuan me dhënien e 11 urdhër arresteve; abuzimet me tenderët në Bashkitë Dibër; Tepelenë; Elbasan; Rrogozhinë; Cërrik; Pogradec, etj.
Ndërkohë, një ditë më parë sollëm në vëmendje të SPAK edhe tenderët abuzivë për Rrugën e Kombit nga ARRSH, ndërkohë që prej vitesh ajo rrugë është detyrë e koncensionarit.
Gazeta Jonë ka shprehur shqetësim edhe mbi pastrimin e parave në ndërtim me përfshirjen edhe të bankave, problem që e kemi raportuar disa herë.