Edison Memolla i tenderave prej “floriri” përfundon në SPAK , u denoncua edhe nga Gazeta Jonë

Janë zbardhur detajet nga paraqitje në SPAK e kreut të Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memolla paraditen e kësaj të enjte.

Burime bëjnë me dije se ai është marrë në pyetje në lidhje me punësimet në bashki. Mësohet se Memolla ka bërë punësime fiktive të personave që në fakt ishin jashtë vendit, ndërkohe qe paguheshin si punonjës të Bashkisë së Rrogozhinës.

Edison Memolla i tenderave prej "floriri" përfundon në SPAK , u denoncua edhe nga Gazeta Jonë
Edison Memolla i tenderave prej “floriri” përfundon në SPAK , u denoncua edhe nga Gazeta Jonë

Edison Memolla u zgjodh në krye të Bashkisë së Rrogozhinës nga zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit të vitit të kaluar, teksa më 14 Maj garon sërish për një mandat të plotë në krye të kësaj bashkie.

Gjithsesi kujtojmë se më 7 Mars të vitit të kaluar Partia Demokratike do të kallëzonte në SPAK kreun e sapozgjedhur të Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memollën, me akuzën e shit-blerjes së votave. Sipas akuzave nga PD-ja, Memolla ka qenë direkt i përfshirë në blerje votash.

Konkretisht, ai u akuzua se ka kërkuar nga punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të japin votat për të në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022.

Denoncimi i Gazeta Jonë

Gazeta Jonë  raportoi në shkurt se Memolla kishte mbyllur me datë 30 janar tenderin me objekt “Sistemim Asfaltim Rruga Sharrdushk (Pjec)- Kryevidh”.

Për këtë tender, ai ka vënë në dispozicion fondin me vlerë mbi 130 milionë lekë. Ndërkaq, në dokument tregohet se rruga që do të ndërtohet ka sipërfaqe  1400 metra”.

Edison Memolla , kryebashkiaku i Rrogozhine s qe ka bere kete tender

Nga një përllogaritje e thjeshtë rezulton se Memolla ka në planë të shpenzojë 1 milionë lekë për çdo 1 metër rrugë. Kur, me aq para mund të shtronte me asfalt të gjitha rrugët e një qytetit të vogël si Rrogozhina.

Duke qenë se jemi në këtë situatë parazgjedhore, Gazeta Jonë do t’i kushtojë vëmendje të veçantë tenderëve nëpër bashki gjatë këtyre javëve.