Pas kontrolleve intensive, policia e Lezhës ka arritur të gjejë motorin skuter të përdorur nga autori në ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj, mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin.

Motori i vrasësit është gjetur i hedhur në një lumë në fshatin Kakarriq, në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur Edmond Haxhiaj, i cili nga hetimet ka rezultuari si organizatori dhe porositësi i këtij krimi.

Motori skuter është përdorur nga vrasësi portugez Ruben Saraiva për t’u larguar pas krimit, teksa dyshohet se e ka përdorur dhe ditë të tjera për të shkuar nga Kakarriqi në Lezhë dhe Shëngjin.

Policia, përveç Edmond Haxhiajt dhe Ruben Saraiva, ka shpallur në kërkim dhe 4 anglezë në rolin e bashkëpunëtorit, shtetasit: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Motivi i krimit dyshohet të ketë qenë gjakmarrja

Grupi i posaçëm hetimor vijon hetimet dhe veprimet në terren, në funksion të dokumentimin të plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj.

Policia gjen në Kakarriq motorin e përdorur nga "killeri"