Altin Goxhaj tregon si ia “zhyti” ONE Albania : Më thanë ke SMS pa limit, pastaj sollën faturën 47 mijë lekë
Nga Altin Goxhaj
ONE DHE VODAFONE NUK KE SHANS TU QASH NJË HALL SE TË FUSIN NË LABIRINTIN E CALL CENTERAVE DHE TË DUKET PORTA E TYRE SI PORTA E FRANC KAFKËS..
Nëse ti kërkon të zgjidhësh një hall që të ka krijuar ekskluvisht ONE ti nuk ke asnjë shans ta zgjidhësh sepse të rrasin në kontakt të stërlodhshëm me call centerin e tyre dhe kurrë s’ke për të marrë pëgjigje!
Fatura e muajit Korrik më erdhi 47 mijë lekë për shkak të përdorimit të SMSve tej planit tarifor ndërkohë që para se ti përdorja shkova dhe pyeta te pika e tyre: “SMS i kam pa limit apo me limit?”./
“Plani yt tarifor përcakton se i keni pa limit” më tha ajo e shkreta që punonte aty se i pa tek llogaria ime. Po ashtu i kontrollova dhe vetë dhe ashtu ishte!
Kur po paguaja i thashë “Po a më thatë vetë që i kam pa limit dhe vetë llogaria ime kshu shkruan?”
“Ke të drejtë por nuk e zgjidh dot..”..
“A ka mundësi të flas me ndonjë nga kompania?”
“Veç me shërbimin e klientit (call centerin) mund të bësh ankesë..”
“Ehhhh para 2 vjetësh mbeta pa e përdor këtë numër fare kur desha të prishja kontratën e prishur, se ma zhytën me 84 mijë lekë dhe më shtuan tarifa shtesë çdo muaj.. përtej kontratës duke arritur abuzimi deri në 200 mijë të vjetra.
Po paguaj sa ma keni zhytur se ka dhe më keq e të mbetem pa numër fare.. se e kam provuar kur ishit Albtelecom. Tani që e kaluat ylberin dhe u bënë ONE mavi, kur sheh se çfarë kaosi keni prodhuar, e kuptoj se halli im është pikë në oqeanin e halleve që i keni shkaktuar gjithë dynjasë.
S’ke faj ti mi goce se ti punonjëse je por unë s’di kujt t’ja nxjerr inatin se shefat e tu e kanë zgjidh problemin duke eleminuar çdo kontakt me klientët e vet dhe duke përdorur një call center gënjeshtar që nuk mund të zgjidhë asgjë se e keqja e kompanisë është në rrënjë dhe në majë..”