Aksidenti tragjik në aksin Sarandë-Ksamil, ku humbën jetën dy turistët italianë Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano 32 vjeç i tronditi të gjithë.

Mediat italiane shkruajnë se Gritto dhe Tizzano po ktheheshin nga një klub, pasi festuan ditëlindjen e këtij të fundit.

Makina “Mercedes Benz” që u përplas me motorin tip “Honda” ku ndodheshin dy italianët, Domenico Gritto dhe Vicenzo Tizziano, që ndërruan jetë, drejtohej nga një 17-vjeçar, ndërsa pasagjer ishte një 16-vjeçar.

Të dy të rinjtë janë dërguar në spital pas përplasjes për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që dy shtetasit italianë humbën jetën.