Besnik Mjeshtri ka rrëfyer momentin kur i vëllai Fiqiri Mjeshtri i dha fund jetës së tij pasi vrau baba e bir, Ilir dhe Kenando Shirën, në Klos mesditën e së mërkurës (12 tetor).

Ai rrëfeu bisedën e tyre të fundit në telefon ku i vëllai i la amanet fëmijët dhe dëgjuan në telefon kur vrau veten.

I vëllai tjetër i tyre, Fatmir Mjeshtri, vrapoi drejt livadhit ku po qëndronte viktima i fshehur por e gjeti të vdekur me armën tek koka.

Besnik Mjeshtri: “Pasi kreu krimin është larguar në këmbë, armën e ka pasur në dorë. Bërtisnin njerëzit, u çorientuam. Mora makinën time dhe erdha në shtëpi, po ulërinin njerëzit, po qanin. Se kishte vrarë akoma vëllai veten.

Si përfundim vjen policia dhe i thashë “të vini, unë nuk largohem, s’kam kundërshtim, nuk kam punë as me polici as me gjë”. Hajdeni u thash bëni kontroll ku të doni, hynë nëpër banesa. Më thotë shefi Gëzim Murrani “Aman Besnik, lidhu me të”. E mora në telefon i shkoi zilja dhe e hapi: “I thash ku je?:, u përgjigj: “Diku këtej!”. I thashë “hajde dorëzohu se burgu mbarohet, kanë dalë të gjithë prej burgu! Bëhu burrë e hajde këtu dorëzuar!” Ishte i tronditur, tha “nuk vij”. Ka fol Gëzim Murrani me të gati 20 minuta duke e lutur, pastaj i tha kaloja telefonin Besnikut. Mua më tha “amanet kalamajtë, të kesh amanet fëmijët”. Iu drejtova: “Pse po i le amanet, hajde takohemi, flasim nga afër. nuk të lëmë rrugëve, do të ndihmojmë”. “Jo, jo, më kalo Fatmirin”, më tha.

Foli dhe me Fatmirin, i tha të njëjtat gjëra. Fatmiri duke qarë në telefon dhe tha “e vrau veten”. Dëgjuam krismën e armës në telefon kur po fliste. I tha Fatmirit që ndodhej në një vathë, livadh i vjetër. Kur krisi arma shkoi Fatmiri dhe 2-3 policë e gjetën të vdekur me armë tek koka. Jam i tronditur.”