Gjatë një bisede me banorët, Amosi tregoi se çfarë do i bënte Luizit po të ishte jashtë. “Jo, nuk do ta vrisja. E di unë se çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje. Pastaj shikoje ti, i jep më gojës…”, tha ai.
Së fundmi një tjetër deklaratë e tij po bën xhiron e rrjetit. Amos i ka thënë Luizit se situata do të bëhet problematike kur të dalin jashtë.
Amos: E di mo Luiz po do dalësh pas 3 muajsh nga kjo shtëpi
Luizi: Edhe? Ça ndodh?
Amosi: Si dihet, ka njerëz që e vazhdojnë lojën jashtë mureve të kësaj shtëpie
Luizi: Asgjë nuk më bëj mua, aty loz ndryshe unë pastaj
Amosi: Do bëhet problematike.