Gazetari Andi Tela foli në lidhje me hetimet e SPAK ndaj gazetarit Artan Hoxha, për të cilën u ngrit një stuhi e madhe mediatike.

Tela tha se gazetarët investigativë përballen me rreziqe dhe nëse Hoxha ka marrë para nga krimi këtë duhet ta provojë SPAK, por nuk e sheh atë si problemin kryesor që po evidentohet në këtë dosje, ku çuditërisht nuk figurojnë politikanë.

“Po merren të gjithë me Artan Hoxhën si një nga anëtarët e bandës, ndërkohë që ka material pafund për t’u marrë me çdo gjë tjetër.

Fakti që po merren të gjithë me Tanin, në këtë grup është futur edhe media. Unë Hoxhën e njoh që nga viti 96’ dhe është çështje delikate, aq më tepër kur interpretohet nga ne që jemi pjesë e grupit të interesit.

Hoxha mund ti ketë marrë ato para, por duhet vërtetua nga SPAK. Gjithëkush mund të mendojë se Hoxha merr para nga klientë të ndryshëm të tij në rolin e gazetarit, por në 30 vite që e njoh Artan Hoxhën, kjo puna e gazetarit investigativ është i vështirë. Mund të jesh gazetar politike dhe mund të bësh para në rolin e gazetarit, të ndërtosh vila, të bësh jetë luksoze. Mund ta humbësh këtë pushtet dhe mund të mbetesh pa punë, por nuk pëson më keq se kaq.

Por kur futesh mes grupeve kriminale duhet të dish se si të menaxhosh situata, sepse humb edhe kokën. Hoxha mund të shpallet edhe fajtor, dhe mund të jetë një problem moral dhe etik, por kjo si çështje ka fatet e veta. Një është grupi i gazetarëve të kronikës dhe një grup i gazetarëve të politikës, që përfitojnë shumë më tepër. Për të kaluar te politikanët. Në këtë dosje vetëm në një rresht përmendet një politikan. Dyshoj se ndoshta nuk kanë përdorur aplikacionin SKY, mund të kenë përdorur telefonin, Signal, nuk janë arritur të zbulohen. Ndoshta nuk kanë përdorur SKY ose e kanë përdorur nëpërmjet personave të tjerë. Është e pamundur mos të ketë dy dialogje që lidhen me politikanët”, tha Tela.