Dy foto të publikuara nga faqja “Gramshi” me mbishkrimin “Kush më thotë çfarë fruti është”, ka hasur në një varg reagimesh në rrjetin social Facebook. /Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

Bëhet fjalë për një pemë e cila është fotografuar në fshatin Plepas të Njësisë Administrative Tunjë.Autori ka dashur të saktësojë llojin e frutit dhe në profilin e tij kanë vërshuar qindra komente.

Qytetarët kanë mendime të ndryshme.Disa shprehen se ajo është një kumbull e egër, të tjerë shkruajnë se ajo është një kulumri.Por ka edhe nga ata që sjellin emra se si quhet kjo pemë në vende të ndryshme të botës.