Këngëtarja Anxhela Peristeri ka pranuar publikisht se ka blerë klikime. Gjatë një interviste në “Aldo Morning Show” ajo është shprehur se blerja e klikimeve është strategji marketingu.
Anxhela pretendon se të gjithë këngëtarët blejnë klikime pasi njerëzit bëhen më shumë kuriozë kur një këngë ka 300 mijë klikime se 20.

“Në disa raste konsiderohet edhe si strategji marketingu. Unë, në përgjithësi, nuk është se kam blerë klikime, ka ndodhur në 2-3 raste që i kam blerë. Po e them edhe publikisht, se nuk është se jam e vetmja, janë të gjithë këngëtarët që kanë blerë, jo vetëm unë. Duket sikur e shtyn këngën, e marketon. Nëse dikush e shikon këngën time me 300-400 klikime, bëhet më shumë kurioz sesa kur e sheh me 20 mijë. Domethënë është një tip strategjie marketingu. Mendoj se kemi qenë më të lumtur atëherë kur nuk ekzistonte fare YouTube”, tha ajo.