Arbana po i kalon pushimet pas Big Brother VIP në Maldive me partnerin e saj, Edin, dhe dy fëmijët. Gjatë kësaj kohe moderatorja ka postuar plot foto e video duke na treguar parajsën ku po i kalon pushimet.
Momentalisht Arbana është në pritje të ëmbël me fëmijën e saj të tretë dhe në fotot e publikuara është përpjekur ta fsheh barkun me ndonjë këmishë të gjerë.
Megjithatë ajo nuk i ka shpëtuar një videoje të publikuar nga Edi në Instastory. Moderatorja shfaqet duke ecur dhe mund të shohim qartë barkun e rrumbullakosur me fustanin portokalli.
Suksesi i saj në Big Brother VIP ishte i jashtëzakonshëm dhe i merituar. Për 4 muaj, emri i saj u përmend kudo, bashkë me personazhe si Donald Veshaj dhe Bora Zemani.