Fituesja e ‘EUROVISION’, këngëtarja ukrainase Ruslana nëpërmjet videove në Instagram ka kërkuar që SHBA të ndërhy për të ndaluar luftën në Ukrainë. Ajo ka përmenduar katastrofën bërthamore të Çernobilit dhe ka kërkuar SHBA-së që të ndërhyjë menjëherë dhe ta ndalojë luftën para se një katastrofë e tillë të përsëritet. Rulsana në shumë postime të saj në Instagram i është drejtuar presidentit amerikan Joe Biden të ndërhyrë dhe të mbrojë popullin ukrainas nga sulmet e pamëshirshme ruse.

“Si ambasadore e vendit tim, si fituese e Eurovisionit, tani flas në emër të të gjithë popullit tim. Ne i kërkojmë Presidentit Joe Biden dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg të mbrojnë qiejt tanë. Ushtria ukrainase do të mbrojë Evropën nëse na mbroni. Merrni një vendim për sigurinë e gjithë botës”, tha ajo.

Ruslana Lyzhychko është këngëtare ukrainase e cila fitoi çmimin e parë në festivalin europian të muzikës ‘EUROVISION’ në vitin 2004. Shumë artistë kan bër thirrje në faqen e tyre të Instagram-it, që të ndalin sulmet Ruse.