Arbana do të drejtojë edicionin e 61 të Festivalit të Këngës në RTSH. Pak ditë më parë ajo konfirmoi lajmet që qarkulluan në media dhe u shpreh se drejtimi i këtij festivali për të është një vlerësim, kënaqësi, por edhe përgjegjësi e madhe.
E ftuar sot në “Wake up”, Arbana ka zbuluar dhe risinë që do sjellë sivjet ky festival.
“Ftesa për ta prezantuar festivalin më është bërë dhe vite të tjera dhe nuk ka qenë momenti i duhur. E mendova si një spektakël ndryshe nga ato që kam bërë. Një festival ndryshe, ku theksi është te kënga, jo te dukja. Kemi vendosur që këngët të mos dalin më parë por të njihen gjatë festivalit, që njerëzit t’i presin me kuriozitet. Diçka ndryshe nga vitet e tjera është që këngën përfaqësuese në Eurovizion do të jetë publiku ai që e zgjedh, jo juria. Kemi dashur që ta ndajmë këtë dhe do të ketë 3 çmime të para, Çmimi i Karrierës, Artisti i ri më i mirë dhe ai i Eurovizionit”, tha Arbana.