Moderatorja Fjodora Fjora ka rrëfyer një ngjarje që e ka tronditur shumë disa vite më parë. Në një rrëfim për “Aldo Morning Show”, moderatorja tregoi se si djali i saj i ka ikur nga duart teksa ndodheshin në aeroportin e Bodrumit në Turqi. Ajo u shpreh se mezi arriti ta kapte dhe theksoi se ulërimat e saj i kanë dëgjuar të gjithë.

“Më ka ndodhur njëherë, kur Alteo ka qenë 3 vjeç e gjysmë. Ai ishte i vogël dhe ne ishim në aeroport në Turqi. Ndërkohë që po kalonim për t’u futur aty ku janë autobusët, shkallët. Nuk e mbaj  mend ç’ka qenë. U hap dera te ‘gate’ dhe nga ajo dilet drejt e te rruga ku kalonin autobusët që të çonin te aeroporti. Dhe po kalonin njerëzit, ky ja fut një vrapi, kalon atë gruan te check-in dhe del drejt në rrugë. Ulërimat e mia mund ti ketë dëgjuar gjithë Aeroporti i Bodrumit. Në momentin që e kam kapur, se e kapa! E mbajta nga rrobat dhe nuk e  lëshoja se u terrorizova komplet. Dhe ai qeshte!”- tregoi ajo.