Ky Botëror që në nisje të tij erdhi me shumë surpriza.

Në përballje mes Kroacisë dhe Marokut, rezultati final ishte 0-0, duke i bërë tifozët të humbnin interesin, por gjithsesi ishte “dikush” aty që mori gjithë vëmendjen e mbrëmjes.

Teksa tifozët nuk ishin të kënaqur me lojën që po bëhej në fushë, sytë e tyre u kthyen nga tribuna, ku pjesë e tifozerisë ishte dhe ish-Miss Kroacia, Ivana Knoll.

Me një pamje joshëse dhe forma trupore bombastike, ajo nuk ngurroi t’i shfaqte hiret e saj edhe në këtë arenë.

Knol kishte veshur një jumpsuit, me kuadrata, kuq dhe bardhë, e pavarësisht se lëkura e saj ishte e mbuluar, kjo nuk e bënte më pak joshëse atë.