
Arbër Hajdari martohet sonte. Ish-opinionisti i Big Brother dhe themeluesi i Fundjavë Ndryshe kurorëzon dashurinë e tij me vajzën që i ka marrë zemrën, Vlera Devolli.
Arbri i ka shpërndarë vetë fotot në Facebook.
“E dashur Vlera, zemra ime! Sonte po kurorëzojmë dashurinë tonë prej 5 vitesh, në martesë. Lus Zotin të kemi jetë të lumtur!”, shkruan Arbri në fotot e shpërndara.