260EC59E-D546-4D9D-824A-3BBADE16C4CF

Moderatori i njohur, Ardit Gjebrea e ka nisur mëngjesin me një postim prekës për nënën e ndjerë.

Moderatori ka ndarë një fotografi nga oborri i shtëpisë, përmes së cilës ka kujtuar nënën e tij, e cila ndërroi jetë katër vite më parë. Krahas fotos, ai ka shkruar disa fjalë prekëse.

“U zgjova sot dhe imagjinova që të dilte nga dhoma e saj të më përshëndeste, t’i ndieja aromën…por nuk është dot më.

E kam çdo ditë me vete, një lidhje e fortë që do të më shoqërojë gjithë jetën. 4 vite…si sot…mam“, ka shkruar ai shoqëruar me një zemër.