Arjan Konomi ka zbuluar së fundmi se Arbana Osmani e ka hequr nga lista e ndjekësve dhe sipas tij shkak është bërë një deklaratë që opinionisti ka bërë për Bora Zemanin
Teksa ishte live në TikTok, Arjani tregoi se moderatorja e ka hequr nga lista e ndjekësve në Instagram për shkak të një komplimenti që ai ka bërë për Bora Zemanin duke e cilësuar si një ndër prezantueset më të mira në shqipëri.

Pas kësaj deklarate, Arbana e ka hequr nga Instagrami, ndërsa Konomi shprehet se ai e mban ende moderatoren.