Bora Zemani dhe Arjan Konomi kanë preferuar që puntatën e fundit të emisionit “Përputhen” të jenë vetëm ata të dy në studio. Moderatorja dhe opinionisti kanë komentuar pjesët më pikante të sezonit të tretë të emisionit. Në përfundim të bisedës Arjani i kërkoi një përqafim Borës por ndryshe nga herët e tjera ku opinionisti thumbonte konkurentët këtë herë nuk e ka kursyer moderatoren.

Teksa ata të dy shkëmbyen një përqafim ‘lamtumire’ Arjani ka pyetur Borën se mos pas këtij përqafimi mund të vijë dikush nga studiot përballë. Moderatorja thumbin e Arjanit e ka kaluar me të qeshura duke iu përgjigjur me një jo. “Se mos na vjen ndonjë nga studio e tjera,”-i drejtohet Arjani Borës. “Jo,”-është përgjigjur Bora teksa buzëqeshte.