Isli Islami i ftuar në “Goca dhe Gra”, i kishte sjellë nga një dhuratë moderatoreve dhe Arminës i dhuroi sfungjerë enësh duke i thënë që të bëjë punët e shtëpisë meqënëse nuk dëshiron që vjehrra t’i futet në shtëpi.

Kjo u shoqërua me shumë të qeshura dhe Armina tha se ka marrëdhënie të mirë me vjehrrën.

“Kur je martuar nuk ka rënë shi, do të thotë që nuk i ke krruajtur fare tenxheret”, i tha Isli.

Pak ditë më parë Armina e konsideroi si një shkelje të privatësisë nëse mamaja e partnerit bën punët në shtëpinë e tyre.

“Nuk është normale, se ideja është pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. Pse duhet të vijë ta bëjë, është privatësi. Ti ke sirtarët e tu, pse duhet të hyjë në intimitet një nga prindërit. Prishet intimiteti, se ti ke ndërresat, ke shtëpinë tënde. Pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. As mami im nuk ka pse të vijë. Nuk është pastruese. Do ndjehesha keq ta bënte”, tha Armina.