Tema e rradhës në “Goca dhe Gra” ishte: Burri nuk të ndihmon në shtëpi, a mund të shkohet deri tek ndarja? Moderatoret e emisionit ishin të gjitha për “Po” nëse kjo është e vazhdueshme, ndërkohë që Armina Mevlani pati dhe një thirrje publike për burrat.
Ajo tha se burrat kanë dy mundësi, ose duhet t’i paguajnë bashkëshortes një pastruese ose duhet t’i ndihmojnë vetë pasi shtëpia është e të dyve.

“Unë them dy janë mundësitë, ose të ketë mundësi ekonomike të të sjellë dikë të të pastrojë, ose përvishi duart çun i dashur. S’ka, shtëpia është e të dyve. Të dy duhet të kontriubojnë në mënyra të ndryshëm. Të dy janë në punë. Mendoj se të gjithë burrat janë të rrëmujshëm. Mund të ketë ndonjë rradhë domethënë. Është njëri në ‘Tik Tok” që hekuros çarçafët dhe i shkruajnë gratë ‘mos je serial killer’ se ai hekuros”, është shprehur Armina.