Kryeministri Edi Rama ka folur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara sa i takon raportit të Dick Marty-t të miratuar nga Këshilli i Evropës. Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi edhe arrestimin e ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi duke e cilësuar si një fakt tronditës pasi ndaj tij nuk kishte pasur asnjë padi.
Edi Rama: Drejtësia qëndron në themelet e çdo përpjekje të n jë paqeje afatgjatë dhe prosperiteti. Nuk mundem të mos ndaj këtu me ju një shembull të tmerrshëm që duhet të jetë mësim për gjithë botën. Në vitin 2011, Asambleja e Këshillit të Europës u miratua një raport nga Dick Marty ku akuzohej UÇK-ja për krime në Kosovë. Raporti i tij ishte tronditës. U shndërrua në faktorin kyç të ushqimit të idesë dhe ngritjes së dhomave të specializuara për Kosovën. Çdo përpjekje hetimore u bë gjatë këtyre 11 viteve të gjata për t’i vërtetuar këto akuza, por më kot, asgjë, asnjë provë nuk u gjet askund, në Kosovë apo diku tjetër. Megjithatë dhomat e specializuara për Kosovën ndërkohë që flasim kanë arrestuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin pa pasur asnjë padi ndaj tij. Përpiquni ta imagjinoni, udhëheqësin tuaj që merret nga zyra dhe mbahet i arrestuar për një vit të tërë pa pasur asnjë akuzë ndaj tij. Ky është dështim monumental.