Rudina Dembacaj nuk e ka mbajtur asnjëherë të fshehtë marrëdhënien me tre fëmijët e Markut dhe është shprehur se nuk e ka aspak të lehtë, por do mundohet gjithmonë të jetë shoqja e tyre më e mirë. Sot djali i ish-politikanit, Leonardi feston ditëlindjen dhe i ati nuk është kursyer aspak.

Siç ka treguar vetë aktorja, ata kanë organizuar një festë të madhe ku Leo ka marrë dhuratë një Audi RS 5 i lidhur me një fjongo ngjyë blu, i cili kap vlerën rreth 75 mijë euro. Por Rudina është penduar shpejt dhe i ka fshirë nga pofili i saj këto detaje. Me një xhiro në Instagramin e Leonardit, duket se djali i Mark Frrokut bën një jetë mjaft luksoze dhe makinave të këtyre vlerave nuk iu a ka ndjerë mungesën edhe para se kësaj dhurate.