
Arrestohet dhëndri i Tom Doshit , dyshohet se Bruno Çela i Brunes dhe Lobby Home u kap me armë
Policia e Komisariatit nr. 4 në Tiranë ka arrestuar gjatë pasdites së djeshme Bruno Çelën, djalin e biznesmenit Geront Çela dhe dhëndrin e kreut të Partisë Social Demokrate, Tom Doshi sipas mediave.
Sipas raportimeve paraprake, ndaj Çelës është kryer një kontroll ku dyshohet se i është gjetur armë zjarri pa leje. Megjithatë, deri në këto momente, policia nuk ka dhënë një njoftim zyrtar mbi rrethanat e arrestimit.

Bruno Çela, i cili është edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës nën siglën e PSD, u martua dy vjet më parë me vajzën e Tom Doshit në një ceremoni të bujshme në kryeqytet. Në vijim pritet që autoritetet të japin më shumë detaje mbi ngjarjen.
Tom Doshi ka njoftuar se do të dalë i vetëm në këto zgjedhje dhe synon 6 deputetë, ndërkohë që Bruno Çela është edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës pikërisht me PSD e vjehrrit të tij.
Dasma luksoze
Vajza e politikanit dhe biznesmenit Tom Doshi i ka dhënë fund beqarisë në maj 2023.
Ajo kurorëzoi dashurinë në një ceremoni madhështore me Bruno Çelën, djalin e biznesmenit Geront Cela.
Ceremonia është mbajtur në një nga lokalet më luksoze në Tiranë, ndërsa ambjenti ishte dekoruar me lulet shumëngjyrëshe.
Në këtë ceremoni nuk munguan dhe personazhet VIP, ku mes të ftuarve ka qenë Luizi dhe Kiara. Luizi madje në një postim në rrjetet sociale, ka ndarë dhe një foto me djalin e Doshit.
Dasma u zhvillua një javë pas zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi Tom Doshi dhe dhëndri i tij kanë qenë të angazhuar në fushatë. /gazetajone