Ditën e sotme policia arrestoi përmbaruesin Fatos Alimadhi 54 vjeç, i cili është vëllai i ish-deputetit Adriatik Alimadhi, kryetar i partisë Ballit Kombëtar.

Sipas policisë, Fatos Alimadhi gjatë ushtrimit të funksionit si përmbarues privat ka firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar këtë subjekt.

Alimadhi u arrestua edhe në 2015 për mashtrim me pasoja të rënda, pasi ka përvetësuar 4,5 milionë lekë të reja të disa personave, të cilët kishin përfituar të drejtën për shpërblim shëndetësor.